Nuk ju kishte shkuar mendja, por ja cili është kombinimi më i mirë i bishtajave (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 11:57| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 13:36

  • Share

Bishtajat janë një burim i lirë proteinash, me përqindje të ulët yndyre, një burim fibrash, vitaminash dhe mineralesh dhe rekomandohen të konsumohen çdo ditë.

E ftuar në “Rreze Dielli” nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka folur për vlerat e këtyre produkteve, duke thënë se përfitimet që ka trupi ynë nga fasulet, thjerrëzat dhe bizelet janë të ngjashme dhe kanë karakteristika të njëjta edhe në kalori.

Ferrollari ka treguar edhe se cili është kombinimi ushqimor që mund t’i bëjmë bishtajave me produkte të tjera.

Mund të bëjmë përzierje sipas shijes, fantazisë etj, por kombinimi më i mirë i bishtajoreve është me drithërat, me të gjithë grupet e drithërave, jo vetëm për shije, por edhe për shkak të vlerave ushqyese. Është një zëvendësues shumë I mirë I proteinave të mishit një racion bishtajore me një racion drithëra.

Grupi i bishtajoreve është ushqim bazë si burim proteinash I personave që ndjekin një regjim ushqimor (vegjetarian e vegan) por edhe atyre që vuajnë nga sëmundje të zemrës.” shprehet nutricionistja.

Gjithashtu ajo ka thënë se fëmijët duhet të fillojnë konsumimin e bishtajoreve pasi të mbushin një vjeç, pasi krahasuar me mishin, është një produkt lehtësisht i tretshëm.

Ndërkohë sipas një studimi të fundit, shqiptarët janë renditur prodhuesit dhe konsumuesit më të mëdhenj të bishtajave në rajon, kryesisht fasuleve.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?