Vettingu shkarkon Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.
Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.
Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.
Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Shabanin, Lidhur problemet me pasurinë Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet formulari.
Keqardhje e madhe per largimin nga detyra te Besos. Nese ky eshte standardi i kontrollit te pastertise se figures atehere perfundimisht jemi shume larg nga qellimi per te bere shtet. Me largimin e tij nga detyra goditet rende shpresa se nje dite ky vend do te behet. Uroj dhe besoj qe z.Shabani te ankimojhe vendimin dhe shpresoj qe gjykata te beje drejtesi.
PërgjigjuBesimi eshte ushtaraku me i ndershem qe ka Garda.
PërgjigjuNdjej keqardhje kur shikoj se ushtarake si Besim Shabani perjashtohen nga i ashtuquajturi veting.Besimi eshte nder ushtaraket me te paster dhe profesionist qe ka Garda.Dhe eshte shume e vertete qe parate ja ka derguar vellai nga Usa.Sot ka humbur Garda me shume se Besimi.Ka humbur besimi te Vetingu.Ky koment nuk eshte per te mbeshtetur Besim Shabanin,ky koment eshte per te treguar se vetingu po heq njerezit pa mbeshtetje politike.
PërgjigjuMe 40 000 usd pa justifikuar flora hajredinaj kalon vetingun, me 20 000 usd pajustifikuar besimi nuk kalon vetingun. Ahahahhaha veting leshi
PërgjigjuNe fund te ndershmit nuk fitojne dot ndaj sistemit. Punonjesi me i pergatitur dhe i ndershem i gardes se republikes. Rrespekte pafund.
PërgjigjuVetingu eshte per ti sherbyer popullit dhe shtetit. A e ka luksin populli yne te largoje oficere profesionist dhe te ndershem si B.Shabani?! Jo asnjehere jo. Per tu bere nje oficer i mire duhet minimalja 10 vjet.....dhe i sprovuar nja 20 vjet. Per tu punesuar te Vetingu te duhet....... ky eshte turp qe largohen profesioniste te tille. Ne veting kane kaluar persona qe vetem per punen dhe shtetin kane bere asgje vecse kane pare xhepin..... Sot te gjithe jemi Besimi. Nese ky eshte vetingu eshte turp per ata qe e bene dhe me turp per ata qe jane ne panel se vetem me drejtesine nuk kane lidhje.Besim je modeli me i mire i oficereve te karrieres dhe jemi krenar per ty dhe punen tende.