Ilir Turja

Nuk justifikoi ndërtimin e një vile në plazh, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Ilir Turja

7 Nëntor 2022, 10:51| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 11:20

  • Share

DURRËS- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Durrësit, Ilir Turja. Gjatë seancës dëgjimor që është zhvilluar më 3 nëntor me KPK është dalë në përfundimin e prokurori Turja nuk justifikonte dot ndërtimin e një vile në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”.

Trupa e KPK kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. Në kriterin profesional nuk janë konstatuar probleme. Prokuroi kundërshtoi analizën financiare që ishte bërë në senacën që u mbajt më 3 nëntor në KPK.

Prej vitit 1995 Ilir Turja është futur në sistemin e drejtësisë, ndërsa prej dy dekadash ai shërbente si prokuror në Durrës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 07/11/2022 20:04

    shume mire qe e pushuat nga puna,,,por dhe merrjani vilen...dhe bejeni kamp veror per jetimet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?