Gaxha mungoi në seancën e vendimit të KPK

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari Artur Gaxha

10 Shtator 2020, 09:55| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 10:16

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha. Në dhënien e vendimit Gaxha nuk ka qenë i pranishëm. KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte pasurinë dhe subjekt i dyshimeve është bërë një apartament 124,8 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011.

KPK u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe një tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2,  të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.

Artur Gaxha

Komento

Komente

  • Njeri: 11/09/2020 20:42

    Ky njeri i ulet, ne nje ceshtje qe nje miku im ka pasur me DGa ne Tirane, ka bere gjyqin pa derguar fare ftesen dhe ka vendosur sic ja kane cuar gati DGA dosjen. Ka marre 5 mije euro nga Avokati Agim Bundo i DGA. Nese ky dhe qelbesirat si ky nuk perfunfojne ne burg, kurre Shqiperia nuk behet.

    Përgjigju
  • Pssh: 10/09/2020 11:21

    o Ana o te qr qe ben keshtu komentesh . Laj gojen para se te flasesh. Plehre m.

    Përgjigju
  • Gjakpirësa: 10/09/2020 11:02

    U zgjuat nga gjumi i bukur tani he këlysha ,u ishte bere Shqiperia parajs e kaluar parajsës,sa familje keni marrë me qaf ju e dini.sjemi as besimtar qe te shpresojmë te zoti që mase u ndëshkon,ama gjith populli shqiptar ua uron më gjithë zemër që u dalshin nga hundët zullumet që i keni bere!

    Përgjigju
  • ana: 10/09/2020 10:14

    Çfarë pamje, si qen i rrahur dhe i zënë në faj. Ky është një ndër të shumtët oligark të drejtësisë që me lloj lloj manovrash përpiqen të mbulojnë zullumet qindra milionëshe në euro, duke u fshehur pas vjehrrit, vjehrrës, dajës, tezes, gruas, motrës, vëllait e llotarive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?