Lidhje me krimin, KPK shkarkon Arjan Ndojën! Ishte në makinë me 'të fortin e Sukthit' kur iu bë atentat! Prokurori: Do e ankimoj deri në Strasburg

6 Maj 2022, 09:50| Përditesimi: 6 Maj 2022, 13:43

  • Share

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja është shkarkuar nga KPK pasi kishte lidhje me njerëz të botës së krimit dhe probleme nga ana profesionale.Pas seancës të KPK, Ndoja nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në gjykatën e Strasburgut. Report Tv mëson se KPK nuk pranoi riçeljen e hetimit administrativ. Prokurori i Durrësit u shkarkua me vota unanime. Ndoja ka të drejtë të ankimojë vendimin në Kolegjin e Posacëm të Apelimit.

Arjan Ndoja ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

Në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) më 29 prill, u konstatua se ka të dhëna se Ndoja ka kontakte me ekspontentë të krimit të organizuar, që janë shumë aktivë jashtë Shqipërisë. Prokurori Ndoja mohoi gjetjet e ONM duke thënë se nuk është takuar dhe nuk ka kontaktuar asnjëherë me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por nëse gjendet një fakt për këtë, thotë se largohet vetë nga sistemi i drejtësisë.

Sipas DSIK dyshohet se Ndoja ka favorizuar persona me precedent penal. Në vitin 2009 dhe 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone. Në seancë u përmend edhe atentati që iu bë në vitin 2019 dhe fakti se ai ka qenë në prani të personave të njohur për institucionet ligjzbatuese.

Në atë seancë, pati edhe përplasje mes prokurorit Arjan Ndoja dhe përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs, i cili tha se shqiptarët e dinë se me kë shoqërohet, duke e akuzuar se del xhiro me personat e gabuar. Për këtë arsye tha se nuk do të donte ta kishte në skuadër duke i përmendur edhe të ardhurat. Nga ana e tij Ndoja tha se përfaqësuesi i ONM po e paragjykonte për pasurinë që ka dhe nuk ka fshehur asnjë pronë. Ai e akuzoi Jacobs se me të njëjtin perceptim ka pretenduar lidhje me kriminelë për 60% të subjekteve që kanë dalë në vetting. Ndërkohë që Ndoja i tha se nga kjo sjellje e personave si Jacobs drejtësia sot është më keq. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • denad: 06/05/2022 17:58

    Prokuror vrases dhe kriminel hajdut i rangut te larte...

    Përgjigju
  • Mali: 06/05/2022 16:47

    Tani Radhen e ka Artan Gjermeni si mveshtetes i bandes se Lushnjes. Fakt i ditur boterisht dhe i dale edhe ne hetimet e Antimafias Italiane ne Torino!

    Përgjigju
  • Aliu: 06/05/2022 16:43

    Ja ku e keni mbrapa ketij hajdutit, ushtarin e tij besnik ne vrasje, rrahje, grabitje, gjoba. Pa pike turpi thote qe nuk rri me kriminele e qe do e ankimoje deri ne Strasburg, nderkohe qe pas tij qendron si badigard killeri numer nje ne Fushe Kruje e me gjere.

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/05/2022 16:30

    Keta fytyre minjesh na nxine emrin neper bote, po skane faje keta por Spak qe me leket e taksa paguesve te popullit punojne me ritmin e Breshkes.Gjerat qe duken kaq te veshtira ne siperfaqe nuk jane. Cfare deklarimesh bejne dhe cfare pasurie kane dhe tju sekuestrohet ne qoftese nuk e justifikojne dhe te clirohet populli i ndershem nga keta te korruptuar.

    Përgjigju
  • avokati: 06/05/2022 14:23

    po pse shikon pasurin e keti po shikoni teo xhos qe merr 26 mkije euro ne muaj dhe vjen eben ketu lamsh e li sistemin . po hajduda jane keto te huajt qe vin e na vjedhin me shum se sa shqiptaret , po shum shpejt do ju dal boja , prokurori eshte inteligjent dhe do jua fuse te gjitheve mabje mende kete qe po ju them , turp te keni qe shani nje cune shqiptre qe eshte prokur . po te huajt vien e iken po ne mebtimi ketu tju viej turp ju nerez sileqare dhe arrogate , lavderoni edi rmamen po zdo ti merrni kurr pronat ne gjyakte se do jua marr ai me vendim gjykate

    Përgjigju
  • Liku: 06/05/2022 13:53

    Pasuria qe nuk justifikon te ardhurat duhet konfiskuar dhe te dale para drejtesis

    Përgjigju
  • Reforma: 06/05/2022 13:47

    Ky kriminel i Prok Durres njihet per bemat e tij qe para 20 vjetesh kur u rikthyer si Drejtues Prokurorie dhe ne cdo mbledhje me prokuroret kishte te njejten parrulle “ skeni cte me beni se mua me ka sjell Presidenti’. Ky hajdut i shkalles klasike dhe moderne qe vazhdon deri me sot kur akoma e famshmja KPK cuditerisht dhe kunderligjshnerisht nuk i cel kriterin e pasurise, qe eventualisht te shmang nje hetim te detyrueshem nga po aq e madherishmja strukture antikorrupsion SPAK qe me te lodhurit tregon muskujt dhe dhjamin. Prandaj o te nderuar , te pakorrupttuar Spakiste mos harroni se me burgosjen e Enkeledes se marre nuk keni bere drejtesi. Hetoni keta per te cilët ne thelb na sollën këtë reforme te ndershme, te paanshme dhe te pakorrptuar ne drejtesi, e cila perveç qyqareve qe i hoqi ketyre te tjereve ia nis me nje kriter e mbas nje muaji ja cel me tre. Cfare do kene rezervuar me tej vallë?

    Përgjigju
  • Endri: 06/05/2022 12:56

    Prangat ketij hajduti, shkarkimi s’eshte asgje

    Përgjigju
  • zh drejtesia: 06/05/2022 12:30

    tragjikomedia e drejtesise shqiptare, e ankimon ne KPA dhe do mari 75% te rroges... turp e faqja e zeze nje prokurori i behet atentat me nje kriminel ne makine dhe si preket as 1 qime floku per 3 vjet !!!

    Përgjigju
    • Any: 06/05/2022 14:01

      Anonymus- ate e njeh gjithe shqiperia. Kujton se eshte i fshehte? Pjese e grupit qe vrane gjykatesine ne mes te Vlores dhe shume krime te tjera. Nuk besoj se Fevziu do ti bej ndonje emision ne Opinion.

    • Anonymus: 06/05/2022 13:03

      Jam teper kurioz te dij nese ti e njeh personalisht, ose minimumi te kesh qene prezent ne salle te per te degjuar ne seance cfare eshte diskutuar dhe pastaj te shpreha sh sic duhet.Mendimi yt eshte krejt medioker ashtu sic elementet qe perbejne bazen tende personale te karakterit!

  • ligori: 06/05/2022 11:53

    Sa shume kohe u desh per te shksrkuar nje kriminel..

    Përgjigju
  • Amarildo: 06/05/2022 11:16

    Pis burre! Per shkak te maskarenjve si ky e kemi peshqesh reformen ne drejtesi. Mjafton ti shikosh fytyren si te miut per te kuptuar cfare intriganti eshte. Nena e te zezave. Do e coje edhe ne strassbourg ky qeshtjen!! Cfare tragjikomedie po nejse ky vetem turp e fytyre nuk ka per te gjith ata qe e njohin

    Përgjigju
  • O SPAK: 06/05/2022 10:43

    O SPAKķķkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkķ

    Përgjigju
    • O SPAK: 06/05/2022 14:05

      Gripi, me gjume nuk jane. Si ke pare ti? Kapen ca ne dogane ne vlore se futnin rroba kontrabande nga Italia.. edhe kriminelen e rrezikshme qe mori nje arke peshk e denuan me burg.

    • Gripi: 06/05/2022 11:25

      Eshte ne gjume letargjik shoku. Nuk zgjohet derisa ti mbaroje mandati. Ky ishte per burg qe diten qe ju be atentati.

  • Satêr: 06/05/2022 10:23

    Kërmat e saliut!

    Përgjigju
  • Turi: 06/05/2022 10:10

    Te gjithe prokuroret ne shqipri kane lidhje me krimin fusin fukarejnt e hallexhit ne burg e lejne kriminelat perjasht si pershembull MURAT LLESHi prej burreli bo 1 gjyq e ngre 1 kat viles se tij Mallku qofte ky vend

    Përgjigju
  • Flori: 06/05/2022 10:05

    Merrjani pasurine,,dhe FUTENI ne burg....

    Përgjigju
  • eri: 06/05/2022 10:03

    Maskara shkarkimi yt nuk i lan as 1% e maskaralleqeve tuaja qe i vazhdon akoma, mallkimi i shume nenave qe i ke marr ne qafe djemte do te te ndjek gjithmone.Shko ne kishe sa te duash asnje derman nuk e ke.

    Përgjigju
    • hani: 06/05/2022 14:30

      Shkarkimi i ktyreve hajdutave eshte zero ! Minimumi duhet sekuestrimi i pasuris se vjedhur. Jo burg por gjurmim dhe marrja e cdo lloj pasurie te vjedhur. Vetem kjo eshte drejtesi.

    • Lani: 06/05/2022 11:36

      O prekuror funderin po ti je koke e kembe me krimin po pse se vrane gjyqtarin ne vlore ju me ate kriminelin qe ishe ne makine me faqe djegruin per ate prone qe te kan fal dhe me ata te tjeret qe kane mare pjestet e tjera po ska shtete pa per 24 ore del e verteta se keta prekuror te spakut e kane mendjen te fusin ne burg keta me ashash se nuk fillojne me saline meten e gjithe kompanine qe keni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?