Nuk ka amnisti për Shkumbinin, Apeli lë në fuqi përjashtimin e peqinasve

27 Dhjetor 2019, 11:43| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 11:47

  • Share

Nuk ka amnisti për Shkumbinin. Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e ka falur skuadrën peqinase duke lënë në fuqi vendimin e përjashtimit nga çdo aktivitet sportiv. Shkumbini u përjashtua nga Disiplina pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo.

Pas këtij episodi Disiplina e përjashtoi Shkumbinin duke lënë Peqinin pa futboll. Po ashtu skuadra u gjobit edhe me 1 milion lekë.

Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë por ende nuk dihet hapi i radhës që do ta marrin drejtuesit e skuadrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?