TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve. Kjo sepse siç mësohet, nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Objekti i kësaj kontrate ishte realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbim satelitor), për një periudhë 3-vjeçare me një fond limit 671.670.000 lekë pa TVSH.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që nga foltorja e Kuvendit në tetor 2021 bëri publik lajmin, ku shkaktoi jo pak të qeshura në sallë, teksa pak ditë më pas ministri Niko Peleshi në datën 7 prill firmosi hapjen e tenderit, por që më pas u anulua.
Ndonëse ky projekt nuk u realizuar, kreu i qeverisë theksoi se nuk do të hiqte dorë nga objektivi i tij duke premtuar se do e mbajë zotimin e dhënë. Për këtë objektiv të paarritur mendohet se është shkarkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica, megjithatë ky është një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur nnë mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton anulimin e tenderit për monitorimin e territorit
Komente

vendi pa drita dhe uje 24 ore....akoma me boliera mbi taraca ... keta tallin trapin me satelita....Antena e gjate Edi me sacin Sahle i kane satelitet e vet kudo....majtas dhe djathtas...lart dhe poshte...popull cope cope....
PërgjigjuPo ce dum satelitin mo plak. As raketa sna duhen. Eshte babloku vet satelit e vet rrakete.
PërgjigjuSatelitet nuk jane derguar ne orbit per shkak te luftes Rusi-Ukraine. Rusia eshte nje nder shtetet me te rendesishme ne dergimin e sateliteve ne hapsire (madje furnizon edhe Stacionin Hapsinor Nderkombetar). Distancimi i Perendimit me Rusine ka krijuar shume probleme ne kete industri sepse Perendimi nuk e kishte parashikuar nje ngerc te tille. Do duhet nje rritje e madhe kapacitetesh nga Space X qe te zevendesohen sherbimet ruse ne kete fushe. Aleatet politik dhe mediatik te Saliut qe ironizojn me vonesen ose s’marrin vesh nga bota ose perfitojn nga mungesa e informacion ne shoqerine shqiptare.
PërgjigjuNuk janë të gjithë me Saliun ata që preferojnë ngritjen e pensioneve sesa ngritjen e sateliteve
Uahahahahahaha
PërgjigjuQesharake ata dhe ju megafoni i propagandes tyre.
Përgjigju