Interi nuk i bëri dhuratë Frosinones por e mundi 5-0 në sfidën hapëse të javës së 36-të në Serinë A. Zikaltërit u argëtuan ndaj ekipit që Lufton për të qëndruar në elitën e futbollit italian dhe shkojnë në kuotën e 92 pikëve. Me rrotacion në formacion Interi e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli shënuar nga FRatezi ndërsa në të dytën shënuan edhe Arnautovic, Bjukanan, Lautaro e Thuram. GJithë ndeshjen luajti në regji Kristjan Asllani që bëri një paraqitje shumë të mirë.
Pas 21 vitesh pritje Como rikthehet në Serinë A. Në javën e fundit të Serisë B Comos i mjaftoi barazimi 1-1 me Cosenza për të mbajtur vendin e dytë në renditje dhe për të festuar me tifozët një arritje historike. Parma dhe Como janë dy ekipet që deri tani kanë siguruar ngjitjen në Serinë A.
Në Gjermani Shtutgartit i ka mjaftuar vetëm një gol për të mundur Augsburgun në transfretë dhe për ti marrë Bayernit përkohësisht vendin e dytë.
Ndërkaq në La Liga Girona është surprizuar nga Alavesh në ndeshjen hapëse të javës së 35-të. Girona dhe Alavesh kanë barazuar 2-2 ku avantazhin që krijuan dy herë katalanasit e Girona vendasit e barazuan me dygolëshin e Guridi. Girona e mban vendin e dytë në renditje me 75 pikë por nuk e blindon dot. Barcelona nëse mund të hënën Sociadad e parakalon Gironën.