Pamje nga ndeshja Kukesi-Teuta

Kukësi ngec kundër Teutës, shkon në -10 diferenca me Partizanin kryesues

12 Nëntor 2018, 16:31| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 19:13

  • Share

Kukësi ka humbur sërish terren ndaj kryesuesve të kampionatit pasi sot ka barazuar 1-1 në “Selman Stërmasi” përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Superligës. 

Në kryeqytet durrsakët kaluan të parët në avantazh falë futbollistit Kamara që në minutën e 30-t mposhti portierin Frashëri. Kukësi përpiqet menjëherë të reagoi dhe pak çaste më vonë gjen golin me Rexhinaldon, por anësori do ta bënte të pavlefshëm pasi u konsiderua pozicion jashtë loje. Pavarësisht protestave të verilindorëve pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e skuadrës mike.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 49-t, këtë herë në pozicion të rregullt Rexhinaldo do të barazonte shifrat. Gjithsesi deri në fund të lojës rezultati do të mbetej I pandryshuar dhe skuadrat do të ndanin pikët.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e 5-t me 21 pikë, 10 më pak se Partizani kryesues, ndërsa Teuta pozicionohet e treta me 22 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?