Nuk ka kanalizime, 15 familje në Paskuqan jetojnë në mes të ujërave të zeza dhe erës së keqe! Bashkia Kamëz: Na pengon një pronë private

10 Nëntor 2023, 17:46| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 18:04

  • Share

Mungesa e kanalizimeve në rrugën ‘Azem Galica’ në Paskuqan, pjesë e Bashkisë së Kamzës, ka shkaktuar një problem shumëvjeçar për 15 familje, oborret e të cilëve përmbyten nga ujërat e zeza. Bashkia i tha Report Tv se problemi mbetet një tokë private, por po punohet për zgjidhje

“Ujërat e zeza kanë dal në sipërfaqe dhe era e rëndë vjen dhe në shtëpi. A e nuhasni erën? Kam dy fëmijë të mitur”

Për tu futur në shtëpi, Dallëndyshes dhe familjes së saj i duhet të kalojë në përmes oborrit të përmbytur nga ujërat e zeza.

Dallëndyshe Hoxha thotë se jeton në një situatë tillë prej 23 vitesh. Banesa e saj ndodhet pranë rrugës “Azem Galica” në Paskuqan2, vetëm pak km larg Tiranës, dhe pjesë e bashkisë së Kamzës. Në këtë rrugë ujërat e zeza, që përfundojnë brenda në shtëpinë e saj, dalin për shkak të mungesës së kanalizimeve.

Në të njëjtën situatë, mes ujërave të zeza, ndodhen dhe fqinjët e saj, rreth 15 familje të tjera të lagjes. Thonë se në Bashki nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këto kushte ata vetë kanë hapur gropa septike.

“Kur bie shi, dalin ato në sipërfaqe.”-tha një banor.

Në lagje, Dallëndyshja dhe të tjerët, gjatë stinës së verës u duhet të përballen me erën e rëndë kurse gjatë dimrit ujërat e zeza dalin në sipërfaqe dhe u futen brenda. Kur ditët janë me shi, për të është edhe më e vështirë. Të gjithë bashkë detyrohen të  paguajnë 10 mijë lekë , botin privat për të larguar ujin.

“Kemi problem me ujërat e zeza dhe na mbushet komplet këtu. Paguajmë me lekët tona dhe i tërheq boti. Paguajmë 100 mijë lekë çdo vit që i thith boti dhe shkarkohen.”-u shpreh një banor.

“I bëjmë thirrje botit që të vë dorë e të marr masa.”- tha një tjetër.

Report TV  u interesua pranë Bashkisë Kamëz, e cila pranon problemin, por siç thuhet në përgjigje, ngërçi është një pronë. Sipas Bashkisë, kanalizimet prekin edhe një sipërfaqe private, dhe në këtë rast pronari nuk ka pranuar. Por Bashkia e Kamzës i tha Report tv se do të ketë sërish kërkesë për bisedime në zgjidhje të çështjes.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?