Politikë

“Nuk ka këmbë peme”, Rama paralajmëron ndërtuesin në Tiranë: Gënjeu për fasadën e gjelbër, nuk do marri kurrë leje nëse..

9 Shtator, 13:49| Përditesimi: 9 Shtator, 13:59

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndërtues në Tiranë që nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk respekton projektin e pallatit që ka bërë në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së masave ligjore për shkeljet e lejeve të ndërtimit, Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë.

Kryeministri e paralajmëroi se nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk mbjell pemët në fasadën e pallatit siç është në lejen e ndërtimit.

“Njerëzit paguajnë për të blerë apartament dhe paguajnë jo pak. Dëgjojnë nga ndërtuesit gjithëfarëlloj përrallash. Ju shkojnë me ato fasadat që miratojmë ne me shumë mundim, me pemë me gjelbërim. Duken ato si Kopshtet e Babilonit. Se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër. Këmbë peme nuk ka aty. Por nuk ka për të marrë më kurrë leje në qoftë se nuk do mbjellë një për një pemët për të cilat ka marrë lejen, sepse dhe njerëzit që kanë hyrë aty kanë paguar dhe pemët. Dhe mirë pemët, po i thotë këto janë apartamentet, ti shkon blen apartament dhe shpreson që do të bjeri një komshi i mirë. Kur ty të bie përballë një axhustator. Dhe hap një axhusteri. Ditën kur vjen të axhustohet një metal, ti ke turjelën në tru. Ditën kur sharrohet një drrasë, ti ke sharrën në tru. Jetohet kështu?”, u shpreh Kryeministri.


Lajmi kryesor:

Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Nëse shesin apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni gjithë mandatin


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?