Nuk ka konsensus, PS-PD me dy raporte për ‘Territorialen’! Socialistët s'pranojnë ndryshimin e hartës, demokratët betejë për të shtuar 33 bashki

21 Tetor 2022, 12:48| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:27

  • Share

Të majtë e të djathtë, në shkurt të këtij viti parlamenti votuan për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Por, muaj pas uljes në një tryezë, PD e PS nuk arritën të gjenin dakordësinë për një ndarje të re të hartës së vendit, duke u ngritur nga tryeza këtë të premte me dy raporte të ndryshme për reformën.

Anila Denaj tha se socialistët i qëndrojnë ndarjes së vendit në 61 bashki, me vetëm disa rekomandime që sipas saj do të përmirësojnë reformën e 2014, por jo shtim të numrit të bashkive.

“Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. shtimi I taksave të ndara. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompentecave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore”, tha Denaj.

Duke përsëritur rezervat për reformën e 2014 që sipas demokratëve ka larguar krejtësisht qytetarët nga marrja e shërbimeve, bashkëkryetarja e komisionit Dhurata Çupi tha se PD I qëndron propozimit për shtimin e 33 bashkive.

“Njësitë e qeverisjes vendore, nga 61 në 94, popullsia mesatare nga 75 mijë në 50 mijë në njësitë vendore, të ardhurat me një rritje minimale, shpenzimet, pritshmëria është për rritje,, në 2114 këshilltarë. Nëse do të shkojmë në 6 qarqe të mëdha, ath kemi rreth 15 njësi vendore për qark, decentralizim financiar”, tha Çupi.

Dy raportet tashmë do t’i dërgohen parlamentit që do të miratojë apo rrëzojë njërin prej tyre.  Gjithsesi demokratët betejën për të shtuar numrin e bashkive në vend, do ta vijojnë, pasi të dyja kampet e PD kanë dorëzuar në Kuvend edhe si projektligj kërkesën për ndarjen e re administrative-territoriale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?