Nuk ka kontejnerë, fshatrat  e Lunxhërisë mes plehrave! Bashkia e Gjirokastrës s’i pastron! Banorët: Paguajmë taksa, s’marrim shërbim

16 Korrik 2023, 14:13| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 14:22

  • Share

“Mbeturinat urbane janë të pranishme kudo në dy fshatrat e Lunxhërisë, Mingul dhe Nokove. Në 30 vitet e fundit banorët s’kanë parë kontejnerë me sy. Ata paguajnë taksa, por nuk ka ardhur asnjë automjet për të evaduar plehrat.

Dy fshatra qe kane popullsi relativisht te madhe ne raport me fshatrat e tjera te Lunxherise, vuajnë sot mungesën e pastrimit dhe evadimit te mbetjeve urbane. Bashkia e Gjirokastrës nuk ka vendosur kontejnerë, ndaj banorët detyrohen t’i hedhin në përrua.

“Shumë problem është! Duhet të bëhet një vend i caktuar për depozitim e plehrave. Ka 30 vite që është kështu, kanë mbetur vetëm pleqtë këtu. Asnjëherë s’kanë sjellë kazanë, kurrën e kurrës.

Këtu është një përrua dhe këtu i hedhim plehrat, dhe vajti kohë që askush nuk i ka pastruar, as nuk i kemi djegur se kemi kishën këtu afër dhe kemi frikë se flakët përfshijnë kishën.

Plehrat ne në përrua i hedhim, se s’kemi ku ti çojmë. Denoncojmë ne por askush s’merr asnjë masë.

Keni kontejner? Jo ore jo fare, vetëm në përrua", thonë banorët. 

Mbeturinat janë shndërruar në këto dite te nxehta te verës, ne ushqim te përditshëm të bagëtive, pulave dhe gjedheve ashtu sikurse shihet në pamjet e Report TV. 

Banorët e këtyre dy fshatrave shprehen te revoltuar pasi paguajnë taksen vendore të pastrimit njësoj si banorët e qytetit të Gjirokastrës por nuk marrin asnjë shërbim nga bashkia.

A paguani taksa?

Banori: Po të tëra i paguajmë. Erdhën para një jave rregulluan kishën, por varrezat nuk i rregulluar.

Ku i hidhni plehrat?

Banori: Ja aty poshtë? Ne i paguajmë taksat por askush nuk kryen shërbimin e pastrimit.

Banori: Taksat i paguajmë të gjitha dhe duhet të na shërbejnë. Keq është puna, i kemi thënë kryeplakut por nuk merr vesh, jemi të vjetër tani s’kemi fuqi. Këtu ka shumë plehra djalo, hajde shiko tërë beharin na mbyt era. Janë maskarenj i marrin lekët këta, edhe varrezat i kanë lënë shumë keq.

Kryetari i Njësisë Administrative Lunxheri, Enton Suli del kundër banorëve, edhe pse ndotja është e dukshme.

“Ne i transportojmë në pikën e grumbullimit sepse s’kemi vendosur ende kosha. Nuk bëhet çdo ditë puna e pastrimit, por ndonjëherë i marrim me makinë”.

Në dy fshatrat e Lunxherise, Mingul dhe Nokove kanë mbetur rreth 300 banorë, kryesisht të moshuar, pasi të rinjtë kane emigruar në Greqi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2023 23:43

    Mos ndotni me teper terrenin dhe perroin,por mblidhini plerat ne ndonje kamioncine dhe meqe e keni permbushur anen tuaj te detyrimit duke paguar taksa,zbrazjani bashkise Gjirokaster te dera.Vetem keshtu do te vere mend bashkia e do te detyrohet te sjelle kazane plerash e te beje pastrim te rregullt.

    Përgjigju
    • Trump: 17/07/2023 08:52

      Ja zbraz bashkisë tek dera plihrat por pastaj shteti të bën më i mbledh një më një të gjitha plihrat e të paguash dhe atë gjobën për ndotjen e mjedisit të pastër para bashkisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?