Kronikë
Top 24

‘Nuk ka kushte dhe shiu futet brenda’/ Nxënësit e shkollës së 'Gurit të Zi' në Shkodër, bojkot mësimit (VIDEO)

17 Dhjetor 2018, 09:21| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 14:39

  • Share

SHKODËR-Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar "At Gjon Karma" Gur i Zi bojkotojnë mësimin për një orë. Ata kanë zhvilluar një protestë një orëshe për shkak të mungesës së kushteve  higjeno-sanitare. Shkolla sipas tyre është e amortizuar dhe shiu futet brenda.

Administratori i njësisë Guri i Zi, Pjerin Marku tha se është ndërhyrë në nyjet hidraulike, sistemin elektrik, ndërsa shumë shpejt do investohet në këndin sportiv projekti i të cilit është miratuar. Nga ana tjetër sa i takon mungesës së sinjalistikës para shkollës, Marku tha se është parashikuar vendosja.

Nuk dihet nëse dhe ditën e nesërme nxënësit do të protestojnë apo pas reagimit te administratorit do pritet për realizimin e kërkesave të tyre, të cilat u konsideruan të mundshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?