Përhapja e sëmundjeve infektive, qoftë e kryer nga pakujdesia është shfuqizuar nga Kushtetuesja. Paragrafi i dytë dhe i tretë që u shtuan gjatë pandemisë së Covid-19 që të mos rriteshin shifrat e rasteve të reja parashikonin dënime me burg deri në 5 vjet.
Duke qenë se shifrat janë shumë të vogla dhe sëmundja është ‘drejt zhdukjes’ u vendos që dy paragrafe të vendosur nga qeveria gjatë karantinës, të shfuqizohen. Bëhet fjalë për paragrafet e nenit 89/b të Kodit Penal.
Neni 89/b i Kodit Penal Përhapja e sëmundjeve infektive
-Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
-Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.
-Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.
Shume gabim qe e kane hequr.Semundje infektive nuk eshte vetem Covidi.Ky ligj vlen dhe per te tjera infeksione si p.sh.SIDA.Mund t'i falet dikujt qe se di,ose mund te denohet lehte,por ne asnje menyre nuk duhet lehtesim kur personi eshte i vetedijshem se eshte i infektuar dhe prape kryen marredhenie te pambrojtura e aq me keq kur nuk ve ne dijeni partenrin/partneren.Kjo eshte ceshtje jete a vdekje per te mos folur per shpenzimet e traumen psikologjike e stigmen ne shoqeri. Gjyk.Kusht.eshte treguar ne kete rast me te vertete driteshkurter.
Përgjigju