Kim Kardashian dhe Pete Davidson

VIP & Spektakël

Nuk ka më dyshime, Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë në një lidhje

19 Nëntor 2021, 22:09| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 22:20

  • Share

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre teksa u panë të kapur për dore një ditë më parë në ditëlindjen e komedianit në Kaliforni.

Kim dhe Pete u kapën nga paparacët teksa bënin një shëtitje pranë rezidencës së Kris Jenner duke hequr çdo dyshim se marrëdhënia e tyre është më shumë se një flirt kalimtar.

Kjo foto ka shuar përfundimisht dyshimet për lidhjen e Kim me Pete Davidson, pasi kujtojmë që ata u fotografuan edhe më parë në një tren të “frikshëm”, të krijuar posaçërisht për Halloween, në California.

Pete është partneri i parë për Kim Kardashian që kur ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me disa vajza të famshme, duke përfshirë ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Meta kërcënon Dumanin në seancën në Gjykatën e Posaçme, si e vlerësoni?