Pasaporta e artë

Bota

Nuk ka më 'pasaporta të arta', jepet vendimi i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian!

7 Maj, 15:25| Përditesimi: 7 Maj, 15:42

  • Share

“Pashaportat e arta” nuk do të jenë më në shitje, ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Këto pashaporta bliheshin nga investitorët e huaj për të fituar shtetësinë në vendet anëtare të BE-së.

Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgaridhe Qipro.

Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies së shtetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri. Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”.

Sipas gjykatës, këto praktika e shndërrojnë shtetësinë në një transaksion tregtar dhe cenojnë lidhjen ligjore e morale mes qytetarit dhe shtetit.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?