Khaby LAme, nje nga tiktokerat me te ndjekur ne Itali dhe bote

Nuk ka më princër e princesha!

7 Mars, 15:59| Përditesimi: 8 Mars, 08:32

  • Share

Tri të moshuara afër të 90-ve me streçe të shkurtëra, nga një fshat i humbur peruvian, veshur me tutu’ me ngjyra si ato të balerinave dhe kurora me lule si të Frida Khalos në kokë kanë mbi 1 milionë pëlqime në Instagram ndërsa kërcëjnë plot hare e të lumtura. Khaby Lame, djaloshi me origjinë senegaleze, i cili ka mbërritur në Itali në moshën 1 vjeçare, me arsim bazik, punëtor në një ofiçinë, është sot influenceri numër 1 në Itali dhe ne bote me mbi 79 milionë ndjekës në Tik Tok, duke lënë pas Chiara Ferragnin me vetëm 29 milionë.

Nuk duam ta pranojmë se social mediat kanë përmbysur njëherë e përgjithmonë vlera, shkallë, hierarki dhe pushtete. Një djalë si Khaby ka krijuar pushtetin e tij paralel vetëm me forcën e ekzistencës së tij, me internet dhe një smartfone në dorë, duke lënë me shumë pak influencë princër e princesha, politikanë e dijetarë.

Ashtu siç, po nga një telefon në dorë shohim se jetët ndonjëherë ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën dhe një dhunë për një divorc, është kaq e ngjashme me të gjithë divorcet e tjera kur prindërit shantazhojnë me fëmijën, kur ata me njëri-tjetrin nuk bien dakord.

Nuk ka më princër dhe princesha dhe askush nuk duhet të ketë zili askënd, pasi, mund të ketë trishtim e tragjedi të mëdha në pallate mbretërore, apo lumturi e dashuri të pafundme në shtëpi 50 metra katrorë dhe anasjelltas. Digat janë çarë, ujrat kanë vërshuar dhe është kjo përmbytja Universale, virtuale, që ka ndryshur përgjithmonë botën dhe të gjithë ne. 

Mundimi dhe sakrifica e dijes, të qënit intelektualë, njerëz të penës, të logjikës, të mendjes është një zgjedhje që nuk shkon paralelisht me popullaritetin e pafund, me ndjekesëit e panumërt. Prandaj nuk kemi pse të mendojmë se jemi në epokën e antivlerave, kur miliona ndjekës pëlqejnë të shohin në ekranin e tyre të telefonit Khabyn që nuk thotë asgjë, apo 3 gjyshet që argëtohen sikur të ishin në festën e parë të kopshtit. Logjika dhe argumentet janë më të lodhshme se videot simpatike që të gjithë i shohim pa ndonjë impenjim të madh dhe si rrjedhojë, do të jenë përherë e më shumë ata që shohin Khabyn apo të tjerë si ai, e përherë e më pak ata që do të përqëndrohen të kuptojnë sensin e jetës dhe rregullat që e mbajnë demokracinë në këmbë.

Njerëzimi ka dëshirë të argëtohet, të shohë të bukurën, të jetojë mirë e me ndjenjën e lehtësisë e të mirëqënies. Askush nuk meriton luftën, urinë, diskriminimin, të shëmtuarën. Ndërsa Khaby, Chiara Ferragni, motrat Kardashian marrin vemendjen e të shumtëve, “ajnshtajnë” anonimë mbajnë në këmbë sisteme, shtete, Tokën tonë.

Më mirë që nuk ka më princër dhe princesha, pasi cilido, në çdo cep të globit tonë, e ka mundësinë të bëhet i/e tillë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 08/03/2024 08:01

    Të lumtë dora zj. Alba. Kjo që ke shkruar do të thotë që njerëzimi ka hyrë në epokën e idiokracisë tashmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?