Nuk ka më të poshtër se politika e hijenave!

11 Janar 2021, 15:51| Përditesimi: 11 Janar 2021, 16:01

  • Share

Dje por edhe sot, politikanë që në të ri te tyre e kane mbajtur ujin, lumin me dore, shkojnë në parcela me prezencë uji ose parcela ku uji ishte e është larguar dhe, AKUZOJNË PËR MUNGESË VEMËNDJEJE, MUNGESË MENAXHIMI, PAPËRGJEGJSHMËRI!

Dje ne bregun e Matit ne bashkinë Lac, një politikane nuk qante hallin e bujkut, por gënjente atë dhe këdo, akuzonte e sulmonte për qëllimet e saj politike.

Pa me te voglin diskutim qe çdo dëm në aktivitetin e gjithkujt, posaçërisht bujk, është i dhimbshëm për të, familjen e tij, ekonominë gjithashtu.

Por gjithkujt duhet ti thuhet E VERTETA!

Urdhëroni, VRESHTAT qe dje u treguan të përmbytura nga politikania për shkak te mungesës se menaxhimit, papërgjegjshmërisë etj etj,

JANE MU NE TOKE TE LUMIT,NE BREG TE TIJ!

Shiheni videon e bere sot!

Ajo toke me ligj e citë duash është TOKE E LUMIT! Kudo ne bote lumi nuk pyet për atë toke, as Kadastrën e as atë qe është vendosur aty;

E zë kur te doje, e merr përpara, e lëshon dhe e zë sërish ditën qe e di ai!

Askush nuk e mbron dot atë tokë, askush!

Kanë tentuar shumë tja marrin lumit, madje madje një parti e poshtër toka te tilla i ka dhënë edhe me kontrata, por vjen dita që lumi merr token e tij!

E kuptoj dhimbjen e atij bujku për dëmin qe mund ti jetë shkaktuar, por duhet ta dije këtë te vërtetë, aty ne bregun e Matit dhe cilido kudo nëpër Shqipëri; TOKA NGA BREGU I LUMIT DERI NË ARGJINATURE, ËSHTË TOKË E LUMIT!

Kush vendoset aty, zgjedh të marrë mbi vete rrezikun e ardhjes së lumit në tokë të tij!

E di qe është tokë pjellore për shkak te aluvjoneve, por ka edhe pasojën e frikshme te rikthimit te lumit aty!

Pra nuk ka lidhje hiç me mosvënien e veshit ndaj IGJEUM, mos menaxhimin e papërgjegjshmërinë!

Ka lidhje me ligjet me te vjetra në botë, ligjet e natyrës e me asnjë shpikje tjetër për qëllime të politikës së ditës me fenomenet natyrore.

E di qe ka politikanë që e bëjnë zap natyrën, por është e provuar qe ja dalin kur duan te vjedhin ndonjë gjë prej pasurive te saj!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?