Sociale

“Nuk ka motivimin për të investuar”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, banori i Thethit për Report Tv: Pa investime, nuk ka turizëm

22 Shtator, 18:19| Përditesimi: 22 Shtator, 18:49

  • Share

Një banor i Thethit, i cili është edhe pronari i një bujtine, ka komentuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, teksa pikërisht ky aksion e ka zanafillën pikërisht nga vendi që ai jeton dhe ushtron aktivitetin e tij të biznesit.

Gjatë një prononcimi për Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me moderator Ermal Qorin, ai tha se prishja e ndërtimeve pa leje, është një goditje katastrofike për ata që kishin kryer investimet në Theth.

Më tej ai theksoi se nëse duhet turizëm elitar, duhen investime në njësite akomoduese.

“Ne na motivuar vendi ynë që të kthehemi dhe të investojmë ato që kemi kursyer. Është një goditje katastrofike kur prish ato që ne kemi ndërtuar. Aty ku ne jemi autokton, jemi me shekuj këtu. Dhe me thënë të vërtetën, nuk të motivon, që të vish dhe të investosh më në këtë vend. Dhe pa ne nuk ngrihet ky vend.

Në rast se do turizmin, duhet investim dhe zhvillim. Ne e kemi për traditë që nuk i thëmi mikut ik. dhe me ato pak shtëpia të vjetra që kemi pasur që kemi pasur janë investuar, por nëse do turizëm duhen investime më shumë.

Nuk ka turizëm nëse nuk investon në njësitë akomoduese, Njerëzit janë kthyer këto 2-3 vitet e fundit dhe i humbën të gjitha. Nuk të motivon më të investosh në vendin tënd”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se banorët që u prekën nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, janë duke u rikthyer në vendet që jetonin, pasi sipas tij nuk ka më motivim që të jetojnë këtu.

“Ne këtë nuk e bëjmë vetëm për biznes, por edhe për tradita, sepse s’mund t’i themi kujdo jo, edhe kur jemi plot. Njerëzit kanë investuar në tokat e të parëve. Ata ndoshta kanë pasur mbi 50 vite në emigrim dhe kthehen të bëjnë diçka. Po sot e shoh shumë ftohshëm! Njerëzit që kanë ardhur, janë duke u rikthyer në vendet që kanë qenë, Europë, SHBA. Dhe ky është një problem për turizmin, sepse ti vjen dhe i shkatërron në mes të sezonit turistik.” tha banori i Thethit ën Report Tv.

Po ashtu edhe ambientalisti Sazan Guri ka komentuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, ku tha se akoma nuk ka lirim të plotë të hapësirave publike.

“Në fundit të fundit hapësirat publike nuk është liruar. Vetëm që është prishur vetëm ajo me xham. Në këto momenti lihet metri katror dhe prishet volumi. Kur kryeministri Edi Rama do ti çoj drejt një projekti të ri ku duhet të paguajnë, se në fund fare këta i ka lënë vetë shteti, pasi iu ka marrë drita ujë dhe taksa.

Disa thonë se zoti Rama na ka liruar hapësirat, por hapësirat e zaptuara janë në vend. E dyta, këto hapësira publike shteti i cakton shteti. Pra ku do të kalojë zonja shtatzënë, i moshuari, rruga apo trotuari, janë caktuar nga planifikimi urban i shtetit

Unë them se është e vonë në kohë. I bëre pronar dhe i dhe lidhjen e ujit dhe dritave dhe shteti ka qenë koshient”, tha Guri.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?