Presidenti rus, Vladimir Putin duket se nuk ka plane të hapë një llogari personale në rrjetet sociale. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, këtë të hënë.
“Presidenti është i pranishëm në mediat sociale, përmes kanaleve zyrtare të Kremlinit, por nuk ka ndërmend të angazhohet personalisht sepse, siç e ka thënë shumë herë, nuk është gjëja e tij", shpjegoi Peskov.
Zëdhënësi vuri në dukje se stafi i Kremlinit e mban Putinin të informuar mbi temat në trend në internet, ndërsa familja dhe të njohurit e tij herë pas here ndajnë informacione me të.
Në vitin 2017, Putin tha se orari i tij nuk i linte kohë për të shfletuar internetin. Ai shtoi se çdo kohë pushimi që kishte ishte më mirë të shpenzohej për fitnes dhe aktivitete të tjera që e ndihmonin të çlodhej.
"Unë e organizoj orarin tim në një mënyrë që cakton kohë për zhvillim krijues, si të dëgjosh muzikë, sport ose të flasësh me miqtë. Nëse nuk gjeni kohë për këtë, nuk do të gjeni kohë për asgjë”, tha Putin në atë kohë.
Putini njihet gjithashtu për neverinë e tij ndaj telefonave celularë, diçka që mbështetësit e tij e konsiderojnë një aset të rëndësishëm sigurie. Dokumentet e publikuara në vitin 2015 nga informatori i NSA-së, Edëard Snowden, zbuluan se Shtetet e Bashkuara përgjonin telefonat e udhëheqësve të huaj, përfshirë aleatët e ngushtë si kancelarja gjermane e atëhershme, Angela Merkel.
Komente

Inteligjent Putin nuk do te behet vartës nga social network
Përgjigju