Sport

Nuk ka oferta, Reali gati planin për të larguar Garreth Bale

22 Prill 2019, 17:43| Përditesimi: 22 Prill 2019, 17:49

  • Share

Nga Spanja raportohet se Real Madrid po përpiqet të huazojë sezonin e ardhshëm Garreth Bale. Drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me uellsianin dhe duke parë edhe reagimin e tifozëve në momentin kur 29-vjeçari u zëvendësu në sfidën e fundit me Atletic Bilbao largimi i tij është i sigurtë.

Në mungesë të ofertave për ta blerë, sipas ‘Marca-s’, Real Madrid po mendon fillimisht për ta huazuar futbollistin i cili që prej blerjes së tij në 2013 ka luajtur vetëm 47% të minutave me ‘galaktikët’. Një arsye më tepër sipas drejtuesve për ta larguar 29-vjeçarin është edhe paga që ai përfiton te Reali.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?