Kanë kaluar thuajse 3 vite nga ndarja e çiftit të njohur të Hollywood, Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Gjatë kësaj kohe të dy palët nuk janë përfolur për fillimin e romancave të reja.
Burime për “Hollywood Life” kanë traguar arsyen e vërtetë pse Pitt ende nuk është në një lidhje dashurie. Pitt e ka të vështirë të dashurojë sërish.
“Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, kanë treguar burimet.
Ai nuk do të prezantojë të dashurën e tij të re as për publikuan dhe aq më pak me fëmijët e tij për aq kohë sa një lidhje të bëhet serioze.
Komente
