Kronikë

'Nuk ka prova'! Mbi 1 vit e gjysmë para drejtësisë, gjykata shpall të pafajshëm ish-kreun e Burgjeve, Arben Çuko

27 Janar 2020, 12:45| Përditesimi: 27 Janar 2020, 15:03

  • Share

TIRANE -  Ish deputeti socialist dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko pas më shumë se një viti e gjysmë beteje me drejtësinë, ka fituar pafajësi. Me vendim të gjyqtarit Sokol Tona, Çuko nuk ka lidhje me korrupsionin e lejeve për të burgosurit dhe transferimet e tyre. Prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, e akuzoi ish-kreun e Burgjeve pas përgjimeve me grupin Avdylaj për ryshfet, por në gjykatë dosjen e kaloi vetëm me akuzën e "moskallëzimit të krimit".

Arben Çuko u arrestua në tetor 2018 si pjesë e një grupi në operacionin policor "Volvo-4". Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.

Ish-deputeti socialist dhe ish anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat.

Ish deputeti socialist u prangos së bashku me anëtarët e grupit "Avdylaj", të cilët sipas prokurorisë së krimeve të rënda ndikonin tek zyrtarë shtetërorë përfshi e strukturën e burgjeve për lejet, transferimet dhe vendqëndrimet e të burgosurve.

Në bisedat e përgjuara gjithçka që iu atribua Çukos ishte transferimi i të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro por sipas gjykatës asnjëherë prokuroria nuk faktoi korrupsionin nga ish kreu i burgjeve. Me kërkesë të avokatit Maks Haxhiaj akuza ndaj Çukos u pusha ndërsa për ish shoferin e tij dhe dy persona të tjerë gjykimi u hap duke i marr të pandehur.

Ky hetim u nis nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prenci por edhe pse si pjesë e dosjes së famshme 339 gjithçka përfundoi tek Prokuroria e Tiranës me akuzën e moskallëzim krimi duke pushuar përfundimisht akuzat.

Mbetet për t'u parë nëse për qëndrimin në Qeli ish deputeti socialist Arben Çuko do të kërkojë apo jo dëmshpërblim pasi mori pafajësinë.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 27/01/2020 14:28

    Drejtesia u vu ne vend ky njeri ka integritet te lart dhe nuk esht keq per nje makin sic e akizuan padrejtesisht

    Përgjigju
  • artur: 27/01/2020 13:49

    Qe ne fillim u duk qe ishte bllof i prokurorise dhe Ministres se Drejtesise, Ky zotnia eshte i pafajshem.

    Përgjigju
  • LIPIVANI.A: 27/01/2020 13:41

    FUTENI NE BURG KETE HAJDUT ME CIZME

    Përgjigju
  • ganksterri: 27/01/2020 13:37

    Bravo Cuko qe u tregove edhe njehere qe ty ska bir k** te te perbalte, ashtu sikunder ti po prap do te vertetosh qe ringritjen do ta kesh me te fuqishme se renien. Ai i gjati te detyrohet nje "Mia Colpa" , ndersa ajo kanakarja e xhafes minimalisht duhet te dorehiqet. respekte pafund shoku im

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 27/01/2020 13:09

    Merri nja 50 milion shtetit tani dhe ndaji me gjykatesin qe te liroi

    Përgjigju
    • Oher: 27/01/2020 13:26

      Koli cun flori i merrnparadhenie nuk pret sa te marre ky paret e burgimit te padrejte

  • Tutu: 27/01/2020 13:01

    Cfare fytyre !!!... si pedofil..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?