Megjithëse jemi në pikun e sezonit të gripit, deri më tani nuk kemi asnjë rast të tij në vendin onë. Ndryshe nga vitet e kaluara, epidemiologu Artan Simaku tregon se këtë vit mbizotërues është COVID.
“Rastet e testuara deri tani kanë rezultuar negative për grip dhe situata monitorihet ditë pas dite dhe javë pas jave. Nga ana shkencore kur mbizotëron qarkullimi intensiv i një virusi, viruset e tjera ose nuk qarkullojnë ose qarkullojnë në një nivel shumë të ulët. Aktualisht jemi në pandemi, edhe në shtetet që është evidentuar qarkullimi i gripit, rastet janë shumë të pakta”, u shpreh Artan Simaku.
Mbatja e maskës është një prej arsyeve që deri më tani nuk kemi qarkullim të gripit.
“Mbajtja e maskës të mbron edhe nga gripi sepse mënyra e transmetimit është e njëtë dhe masat janë identike. Pra mbatja e maskës, distancimi fizik dhe larja e shpeshtë e duarve të mbron dhe nga gripi. Janë të njëjta masa identike që vlejn edhe për gripin”-tha epidemiologu.
Sa i përket situatës se koronavirusit në vend, Simaku tregon se ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin e ri britanik të covid.
“Deri tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me këto variantet e reja apo të ashtuquajtura mutacione. Studimet që janë kryer në shtet ku ka qarkulluar lidhen me një agresivitet më të shtuar se sa shtamet normale qarkulluese”, tregoi Simaku.
Ndonëse kemi një rritje të lehtë të të infektuarve me koronavirus, ku shihet dhe një prekje e moshave të reja, situata paraqitet e qendrueshme, por sërish duhet vijuar me respektimin e masave anti-COVID. Kjo thotë Simaku, vlen dhe për ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Me gjithe respektin por mos flisni kot..! Ju mund te thoni qe nuk ka paciente qe kerkojne ndihme ne spitale per grip, por jo se nuk ka. Sigurisht qe ka shume me pak sepse masat anticovid vlejne njelloj edhe per grip apo cdo semundje tjeter ngjitese. Por qe ka te semure me grip mos e thoni me kaq siguri. Une psh jam nje nga ata qe Po kaloj nje moment gripal. Dhe kete e ndava qe jam me grip e jo me covid qe kur lexova qe covid nuk ka simptoma me sekrecione hunde (qyrra, ose qurra). Gjths nuk jam kompetent per kete..
Përgjigju