Do të jetë PSG-Bayern Mynih finalja e Champions League që do të luhet të dielën më 23 gusht në Lisbonë.
Në gjysmëfinalen e dytë nuk pati surpriza dhe bavarezët i dhanë fund ëndrrës së Lyon duke e mposhtur pastër 3-0.
Në pjesën e parë shënoi dy herë Gnabry ndërsa në fund llogaritë i mbylli polaku Robert Leëandoëski. Finalja pritet të jetë një sfidë spektakolare mes dy ekipeve shumë cilësore. P
SG luan finalen e parë dhe kërkon trofeun e parë në Champions ndërsa Bayerni do të gjashtin dhe të bëjë tripletë këtë sezon pasi fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë./Përgatiti Andi Kapxhiu
Komento