KQZ ka miratuar sot shpërndarjen e mandateve për deputet, për zëvendësimin në Kuvend të 4 politikanëve të cilët morën vendimin për t'u dorëhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sikurse edhe pritej, mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.
Lajmi kryesor:
Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura
/K.T./ReportTv.al