Prodhimi është i bollshëm në sera.
Mbi 100 fermerë të fshatit Petovë në Fier e kanë bazuar ekonominë e tyre te prodhimi i perimeve.
Por këtë sezon ata po përballen me vështirësi për të shitur prodhimet e tyre, e sidomos domatet.
“Faktikisht ta kultivojmë domaten sot e të vijë dita që ta bëjmë prodhimin të mirë e ta shesësh më 100 lekë e me 200 lekë, nuk ja vlen fare për ne fermerët, sidomos plehrat janë shumë të shtrenjta, nuk arrijmë që të përballojmë dot çmimin e tregut ose domates”, shprehet fermerja.
Ky fermer na tregon se është detyruar të hedhë sasi të mëdha domatesh për shkak se nuk ka mundur të sigurojë tregun.
“Ishte rreth 20 ditë një çmim shumë i mirë, por erdhi një moment që ra me 200 lekë ne nuk na leverdis as për të futur punëtorët në serë, për arsye se nuk del kostoja. Shteti këtu tek ne nuk na ka ndihmuar asnjëherë, as me subvencionime dhe me asgjë. Mund të tregojë rastin më të freskët që kam hedhur para 5 ditësh, per arsey se s’ka patuyr çmim”, shprehet një fermer tjetër.
Të tjera shqetësime të fermerëve; janë çmimi i lartë i pesticideve dhe mungesa e kontrollit për farërat.
“Vështirësitë për ne fermerët janë shumë të mëdha, sepsenuk kemi nga shteti asnjë mbështetje. Tani domatja është me 300 lekë. Plehrat janë shtrenjtë, farat janë të dekraduara, i shtrydhin majat farat e na i japin ne, ne po vemë drejt falimentimit".
Ndërsa në fshatin Kafaraj të Fierit fermerët po merren me kultivimin e luleshtrydheve. Ata kërkojnë të përfitojnë nga skema e rimbursimit në bujqësi.
"Ne kemi marrë borxh për të ndërtuar këto sera , për ilacet, e nuk na ka ndihmuar shteti, ndaj i bëjmë lutje të na ndimojë të shlyejmë ato borxhet”.
Klima e favorshme ka nxitur rritjen e prodhimit të luleshtrydheve veçanërisht në fshatrat Frakull dhe Kafaraj, ku një vit më parë u prodhuan mbi 1500 ton luleshtrydhe për tregun vendas dhe eksport.
Na e shpifet,vetem ankoheni.Domaten mund ta perpunoni,ta beni salce,pure,leng domate,ta thani,ta beni turshi,dhe perse nuk perdorni pleherimin,natyral.Lidhuni me blektoret e zones e blijuni manuren e kafsheve,ose shkoni ne pyjet perreth dhe mblidhni gjethet e thata behini humus dhe hidhjuani domateve.Keshtu edhe domatet pleherohen edhe pyjet pastrohen e ruhen nga shkaktare te mundshem zjarri dhe cmimi nuk rritet artificialisht.Dhe ne fund kerkojuni cunave tuaj qe shkojne ne fund te botes per te gjetur tregje e myshteri per te blere e shitur droge,te marrin mundimin e te berit nje pune te ndershme dhe te perpiqen me aq zell sa per drogen,ndoshtja t'ju gjejne treg dhe per domaten me kete rast.
PërgjigjuS'i ka mbetur domates asgje natyrale. Kudo perdoren pesticide, po ju i mbushni me hormone e ngjyrues, tani doni dhe te paguajme vete qe te na helmoni. Kuptojeni qe po s'ishte i mire produkti nuk shitet. O te zini mend, o falimentofshi se na shkaterruat shendetin.
PërgjigjuHiqni dore nga perdorimi i pesticideve me shumice,pastaj kerkoni trege.Tregun e vendos kinsumatori prodhoni bio tregun e keni te garantuar.Sa meshume pesticide e hormon dote helmoni vehten dhe jo konsumatorin.Eshte turpe e marrezi per disa fermer shqiptar qe beje veprime tilla kriminale.Vehtem per te fituar rrezikojne jeten e qytetareve.Kjo mynyre shellje e tille ne prodhinin e produkteve bujqesore e blektorale ka krijuar nje imazh te keq jo vetem ne tregun shqiptare por dhe ate nderkombetar Europjan.
PërgjigjuDomatet bejini salce,,,mos te blejme salce nga italia kur kemi salcen tone....
PërgjigjuNe shqiperi kur shitet prodhimi asnje sben shamat monenti qe malli nuk shitet fajin jua ka shteti mblidhni mendjen zoterinj fermer jeni ne kapitalizem ku me i zoti fiton ai qe pret na shteti falimenton
PërgjigjuSepse ne belgjike i ka rene kosto 50% me lire sec i shesin,kurse tek ne domatet e lushnjes nuk shiten me 20 leke kg pasi ata i kane hedhur helme dhe ngjyrues me vleren 40 leke,dhe ishalla ato leke ju behen kancer per vete.
PërgjigjuFermeret ne Shqiperi mendojne qe ti shesin si ne Evrope kurse nuk llogaritin te ardhurat ne Shqiperi dhe ne Evrope ,ose nuk kan shites te vlefshem ,pse Gjermanija blen domatet nga Turqija kurse ju i hudhni te kalben ne sera Budallenje.
PërgjigjuKeshtu e ka bujqesia, nje here e shet 120 lek/kg dhe heren tjeter tregu ta kerkon me 20 lek.
PërgjigjuNe Belgjike tomatet i blihen fermerit me 0,25 euros per kilogram. Habi si ka mundesi qe ne Shqiperie qenka me me leverdi me i hedh se sa me i shit 20 leke per kilogram.
PërgjigjuJo vetem ne Belgjike.Prodhimet intnessive,i kan bere,fruta e perime qe nuk kane asnje shije.Ti blen molle te varieteteve te ndryshme,te gjitha te njejta,shije bajate,qe eshte larg molles.Te shartuara,te modifikuara,ne menyre te tille,qe ti rezistojne tregut,por ne dem te shijes.Keshtu jane e dhe perime ,zarzavate,zero shije.Dhe keshtu fermeret shqiptare,te vegjel dhe te pa organizuar,jashte BE-se,e paguajn me shtrenjt,ate lloj malli qe nuk shitet,se sa te tjere qe diçka ne xhep fusin.