Këngëtari i ndjerë, Gaqo Çako

Kultura
VIP & Spektakël
Lifestyle

‘Nuk ka vdekje që të merr ty’, Pirro përlot me dedikimin për Gaqo Çakon

2 Gusht 2018, 15:57| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 16:03

  • Share

Regjisori i njohur Pirro Mani ka reaguar një ditë pas vdekjes së artistit Gaqo Çako. Mani shprehet se për të Çako ka qenë një mik i ndjerë për të dhe që nuk ka vdekje që mund ta largojë nga zemrat e njerëzve që e duan.

U shfaqe mbi këtë dhé, si i ardhur nga kori i ëngjëjve

Ca fjalë zemre në përcjellje, Gaqo Çakos

Ky lajm i hidhur i ikjes tënde na pikëlloi fort, i shtrenjti miku im, Gaqo. Ti i pikëllove pa masë tërë shqiptarët që u rritën me këngën tënde, me zërin tënd të kthjellët, me timbrin qiellor që dukej vërtet një dhuratë e ëngjëjve.

Ikja jote është e hidhur për tërë shqiptarët, kudo që ata ndodhen Gaqo. Por mes tyre, më përfytyro mua, shokun tënd të Liceut Artistik, bashkëstudentin e Moskës së largët, ku ti në ato vite, i mrekullove pedagogët e “Çajkovskit” e atij konservatorit të famshëm moskovit. Unë studjoja për regjinë e skenës, shkollat tona ishin pranë dhe qënia pranë me njëri-tjetrin na e bëri më të fortë miqësinë, ashtu sikurse sot ma bëri më të fortë pikëllimin. Pastaj ne nuk u ndamë edhe kur u kthyem në atdhe, unë në radhën e shfaqjeve të mia, kujtoj me mall edhe dy angazhimet operistike në Teatrin e Operas, ku ti ishe, ku tjetër veçse, në rolet kryesore.

Zëri yt Gaqo goditi malet e bukura të atdheut tonë të mahnitshëm, mbushi luginat dhe koriet, liqejtë, krojet, pllajat dhe fushat, edhe u bë njësh me to.

Është e natyrshme që njerëzit vijnë mbi këtë dhé, edhe natyrisht ikin. Por arti yt i veçantë dhe sidomos talenti dhe ngrohtësia e zërit tënd e fshijnë për ty fjalën ikje. Ti u mbetesh admiruesve të tu, ashtu siç i mbetesh familjes tënde të dashur, miqve të tu. Ti nuk u ikën dot atyre. Nuk ka vdekje që mund të të marë ty, Gaqo!

Më fal, miku im.”

Regjosori Pirro Mani

Këngëtari i mirënjohur u largua nga jeta në moshën 83-vjeçare duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?