Milorad Dodik

Kosova & Rajoni

Dodik konfirmon pjesëmarrjen në paradën e 9 majit në Moskë: S'kam frikë nga sanksionet e BE

17 Prill, 15:52| Përditesimi: 17 Prill, 15:57

  • Share

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik ka konfirmuar pjesëmarrjen në paradën e 9 majit në Moskë me ftesë të liderit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, ai u shpreh se nuk ka frikë nga sanksionet e BE-së, pasi vizita e tij në Rusi do të përfshijë takimin e tij me një nga liderët më të rëndësishëm botërorë.

Udhëheqësi i Republika Srpska e quajti gjithashtu një nder të madh marrjen e një ftese nga Putin për festimin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

“Unë dua të jem atje në atë kohë dhe do të shkoj,” tha Dodik.

Dodik theksoi nevojën për të respektuar datat që lidhen me luftën antifashiste në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai beson se është e nevojshme për hir të së ardhmes së kontinentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?