U rikthye në Itali për t'i ndihmuar, infermieri tregon për Report Tv ç'i panë sytë: Sot bëmë testin, nesër fillojmë punën

30 Mars 2020, 18:47| Përditesimi: 30 Mars 2020, 18:59

  • Share

Almarin Domi, një prej 20 infermierëve të cilët janë dërguar nga Shqipëria drejt Italisë në shenjë soldarizimi, si dhe për të ndihmuar në ‘luftën’ kundër virusit vdekjeprurës ka treguar për Report Tv rreth pritjes që iu është bërë pas mbërritjes së tyre.

Domi shprehet se pritja ka qenë shumë e mirë dhe kanë patur një përkrahje të madhe. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë lloj hezitimi rreth faktit se nëse duhej të jepte kontributin e tij apo jo në Itali.

“Jemi ndjerë shumë mirë. Përkrahja ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Përsa më përket mua, unë falenderoj ata që më dhanë mundësi të ndihmojmë. Unë kam jetuar për 15 vite më herët në Itali, kështu që e ndjeja edhe më shumë ta bëja. Nuk pata asnjë lloj hezitimi që të ndihmoja. Nuk hezituam aspak për të bërë një gjë të tillë”, ka thënë infermieri.

Domi shprehet se pas mbërritjes në Itali atij dhe gjithë kolegëve të tij iu është bërë tamponi për të kuptuar nëse janë apo jo të infektuar dhe pas rezultateve nesër në mëngjes pritet të fillojnë punën sipas profilizimit.

“Sot na bënë tamponin për sigurinë e të gjithëve. Nesër në mëngjes do të fillojmë punën sipas profilizimit. Mesa dimë ne, perjudha kohore që do të qëndrojmë aty është deri në 4 javë. Na kanë shpjeguar protokollin e punës, pra çfarë do të bëjmë e si do të punojmë”, ka thënë Domi.

I pyetur se, nëse ka patur ndonjë lloj hezitimi se midis kujt duhej të zgjidhte Shqipërisë apo Italisë, Domi shprehet: “Absolutisht jo! Nuk është çështje hezitimi. Unë jam infermier urgjence. Punoj tek urgjenca e kirurgjisë. Me këtë rast përshëndes edhe kolegët e mi.

Ne jemi mësuar me një punë të tillë, nuk na trembi një situatë e tillë.

Domi ka edhe një mesazh për shqiptarët, kryesisht për të gjithë ata që e kanë marrë më ‘lehtë’ këtë situatë.

“Duhet ta marrin më shumë seç duhet seriozisht. Situata është shumë e komplikmuar. Në Lombardi ku do të punojmë ne ka shumë raste. Vetëm në spitalin ku ne do të japim shërbim ka 670 raste. Personat duhet të ndërgjegjësohen. Vetëm distancimi social është ajo që mund të bëjë diferencën”, ka thënë infermieri Almarin Domi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?