Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia

VIP & Spektakël

‘Nuk kam pasur asnjëherë të dashur’, Enca sjell jetën e saj në një klip (Foto)

23 Gusht 2018, 14:50| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 14:54

  • Share

Këngëtarja shqiptare nuk ndalet së befasuari. Pavarësisht se Enca nuk ka publikuar asnjë marrëdhënie me një mashkull, apo nuk është shprehur për ndonjë lidhje të konsoliduar, mund të duket e pabesueshme që s’ka pasur asnjëherë të dashur.

Mirëpo këtë sapo na e tha vetë Enca. Së fundmi ylli i hitit “Dua”, do të sjellë një klip të ri me titull “Rendez Vous” i cili përkthehet në shqip “Takime”. Në një postim të bërë në Instastory 23-vjeçarja është shprehur se ky klip është i bazuar në jetën e saj personale, pasi ajo s’ka pasur asnjëherë një lidhje dashurie por thjesht takime.

“Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie dashurie, kam pasur vetëm takime (rendez vous),”- ka shkruar Enca.

Foto e publikuar nga Enca

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?