Kryeministri Edi Rama thotë se Agron Nezën nuk e ka njohur më parë, por e ka takuar vetëm nën praninë e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Rama tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me Agron Nezën apo të ketë shkëmbyer letra me të.
Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjetikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.
“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilin nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores
SI.E./ReportTv.al