Tiranë- Prokuroria e Posaçme kërkon edhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
Shkak është pritja për marrjen e përgjigjeve për disa letër-porosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte (15 prill), teksa avokatët e Çyrbjas kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.
Seanca për një vendimmarrje u la për ditën e premte.
Çyrbja qëndron i paraburgosur prej vjeshtës së vitit të kaluar, pasi u zbulua në komunikime të përgjuara në platformën e koduar të bisedave SKY ECC me grupet kriminale Shijak-Durrës dhe veçanërisht me grupin e Altin Hajrit.
Ish-deputeti u arrestua më 20 tetor 2024 në qytetin e Durrësit, vetëm një ditë para prangosjes së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. GJKKO ka dhënë masën "arrest me burg" ndaj tij, duke rrëzuar kërkesat pëer zbutjen e saj deri tani.
Komente
