Gazmend Bardhi dhe Flutura Açka

Nuk kanë fund debatet në PD! Deputetët-Bardhit: Hiqe Fluturën nga kryetare komisioni! Reagon Açka: Salierë politikë të rritur hijeve, e që vrisni hije

26 Qershor, 21:14| Përditesimi: 26 Qershor, 21:22

  • Share

As vula nuk i shuajti njëherë e përgjithmonë zënkat për poste në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, të drejtuar nga Gazment Bardhi mesditën e kësaj të mërkure disa deputetë i kanë kërkuar këtij të fundit që të zëvendësojë nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Flutura Açkën (e cila pavarësisht vendimit të vulës nuk i është bashkuar ende Berishës). Ata thanë se posti i Açkës i përket PD-së e për këtë arsye duhet zëvendësuar. “Po punon kundër PD dhe kundër opozitës”, mësohet të jenë shprehur ata.

Por Gazment Bardhi sic burime brenda mbledhjes konfirmojnë për gazetaren Danjela Maloku nuk e ka pranuar këtë kërkesë, me argumentin se mesazhi që duhet të jepet është ai I bashkimit dhe jo përjashtimit.

Nuk vonoi as reagimi i deputetes që I quajti “salierë politikë të rritur hijeve”.

“Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar. Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale. Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën. Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.

Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët. I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025! Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin", shkruan Açka. 

Kjo përplasje në distancë vjen në një kohë, kur demokratët e Sali Berishës pretendojnë bashkimin pas marrjes së vulës. Vetë Berisha në mbledhjen e kryesisë u kërkoi të mos shohin vëngër anëtarët e grupit tjetër. Vetëm dy ditë më parë kryesia vendosi një hartojë një rezolutë bashkimi që miratohet të premten në Këshillin kombëtar të PD.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?