Prej javësh tashmë po deklarojnë largimin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj. Së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja janë larguar nga LSI dhe do të marrin sot teserën e PS-së.
Një prej tyre, Altin Kazazi, ka folur në emër të të rinjve dhe është shprehur se Me LSI nuk i lidh më asgjë pasi përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjarë.
"Ne kemi dhënë kontributin tonë për LSI që në vitet e para të gjimnazit. Por sot me LSI nuk na lidh me asgjë sepse LSI nuk përfaqëson më asgjë tjetër përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike! Jemi shumë të keqardhur që LSI sot është kthyer në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes. Mjaft që të përmendim ish kryetarin e Bashkisë dhe kandidatët për deputetë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës. Si mund të bëhemi ne shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë? LSI thotë Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve që tjetër thonë e tjetër bëjnë! Ne nuk jemi dot fasada e propagandës elektorale te Monikës dhe Metës, prandaj sot të gjithë së bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, po jo nga Shqipëria! Ne do të regjistrohemi anëtarë të PS aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI-në e kishin pasion jo pazar! Çfarë nuk kemi dëgjuar dhe duruar për pazaret e bëra në Tiranë me kontributet tona elektorale! Boll më! Ne do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste", tha ai.
Kujtojmë se ky largim prej 100 të rinjsh nga LSI vjen pasi disa ditë më parë edhe dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit është shkrirë. Dorëheqja e kryetarit të kësaj dege solli dhe largimin e 140 anëtarët e degës së LSI-së në fshatit Gjeroven, të cilët u shprehën se ndihen të papërfaqësuar nga kjo forcë politike.
Deri më tani LSI-së i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie. Ndërkohë që edhe deputetja, Ediola Braha, u largua nga radhët e LSI dhe u bashkua me PS-në.
Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka reaguar pas lajmit se së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja në Berat janë larguar nga LSI dhe do të marrin sot teserën e PS-së.
Ndërsa hedh akuza se PS kërkon të mbajë peng njerëzit e mrekullueshëm të këtij qarku për interesa të ngushta te 3-4 individeve, thotë se rritja e LDI nuk ndalet sidomos në qarkun e Beratit. Ai shton se të rinjtë dhe socialistët po i bashkohen kësaj force përditë.
“Rritja e LSI nuk ndalet, sidomos në qarkun e Beratit. Të rinj e të reja, energjike e që e duan vendin e tyre po bashkohen përdite me LSI. Socialiste të thjeshtë e te ndershëm, që e duan Beratin për ta ndërtuar e për të jetuar, e jo për ta mjelë, çdo ditë po i bashkëngjiten LSI në çdo lagje e qendër votimi.
Eshtë ky realitet, i vrullshëm dhe i pandalshëm i rritjes e fuqizimit te LSI, që e ka çoroditur rilindjen dhe tepsinë e saj. Fundi është i pashmangshëm”, shkruan ai ndër të tjera.
Shikoni se po ju iku dhe kasem dorrac kokrra e bythqirit do ngeleni si partie Paskal Milos pasandaj.Mbajeni mire ate pushtin se u reshqet ai
PërgjigjuKy hajduti i postes shqiptare Ardit Cela fluturoka me pras ne bythe. O hunderr shko bashkohu ne Lefter hunderr maliq kokexhufken se mos te mer per roje sigurije ne haremin e Jales ku eshte punesuar, se per deputet ka mbajtur thate, iku dhe Lefter kopili i teqese se kulmakut per lesh.Sekti i leshelise ne gropen septike nje here e pergjithmone bashke me gruan me te urryer te planetit fallxhoren horoskopike babaxhike , Nafije dybekun e leshelise.
PërgjigjuSa jan shtu kto sufllaqexhit
PërgjigjuPARTIA LSI E SHARABAJGAVE DHE HAJDUTEVE IKU PER LESH,,,SE BASHKU ME PD PARTINE E KRIMINELEVE DHE IDIOTEVE...
PërgjigjuPo mir aq poshte paska qene ps qe po merr cdo antar e deputet te lsi? Kjo tregon se lsi si parti paska qene shume me e ndershme,puntore,itelektuale se ps Perndryshe pse duhet me shkaterru ps me hajdute,injorante,dembela,te korruptuar (fjalet e kryrministrit) Si perfundim rrjedha e lsi ne ps eshte sukses apo degjenerim? Nuk po dini cte thoni rreth ksaj rrjedhje keta tradhtar te lsi do shperblehen me kandidatura ndersa antaret e ps do presin kur te mbij bar cili eshte mesazhi qe dergohet ne popull qe tradhtia vlen me shume se besa? Per mua ps po ben cmos qe mos ta votojne
PërgjigjuPer ideal te partis hahahaa-Ne AlbaColumbistan,edhe per nje pilaf me fasule blihen keta lloj politikan lengalaqer...hahaaha.Ne vend qe te ngriheni kunder politikes se degjeneruar i bashkoheni tepsis si qener per ndonje kocke...Turp
PërgjigjuPolitikani, shefi.. Sa emra të tjerë ke ti o?
ku e shef ti qe u blene politikane?keta jan thjesht votues.arma me e forte ne demokraci eshte vota.po ti nuk e kupton.ke hy te lokali e ke mar nje kafe te shtrydhme e qe ka wi-fi gratis e po shkruan nje koment me hahaha deri sa te mbarosh te shtrydhmen
Ju lumte, keni bere aktin me te bukur qe e late me gisht ne goje Nafije doktoreshen horoskopike leshelike , sekti i leshelise drejt fundit katastrofik para se te hyje ne zgjedhje do shkermoqet si bora pas shiut.
PërgjigjuU hap puceta doli muti sheshit...
Përgjigjushko mor rak ....dukesh qe je nje cop m.t qe dhe shqip nuk di mir. je ndonje m.t i mones apo likes apo je ndonje 5 leksh?
LSI lesh e dhi ne te.
PërgjigjuParti e leshit te ijes.gjynah po shkon tamam per lesh bubi. Gjynah ta lesh monen vetem tani ne prag fushate. Deklaronte qe do mar 100 deputet. Mir e Ka se eshte leruar vota,te mbushur e ka
Përgjigjupartite shqiptare...
PërgjigjuKeta duhen damkosur si qemoti, e pane qe LSI falimentoi dhe jane leshuar te Ps. Jane pikerisht sic pershkruante Shefqet Musarai Ballistet, "pa kur ti shohesh dervene derven, ne vend te armeve ene me vere" nderkohe socialistet e thjeshte rrine dhe ngrohen ne diell. Keta do ju vijne grup dhe do ngelen po fraksion ne Ps. Timonieri i madh nuk e rruan per kete gje se keta kan qene blete te mira puntore ne LSI. Kesaj here do ta shikoni si do qelbet administrata.
PërgjigjuHahahaha, a nuk ishte kjo partia vend hajdutesh e matrapazesh etj etj, fjalet e Liderit ne fushaten e 2017? Tani po i merr per vete gjithe hajdutet e LSI dhe na shitet si sukses! Andaj duhet me fol sa me pak ne fushate mos tdalesh bllof e genjeshtar tja futesh vetes sa krahu
PërgjigjuBravo! Nisme e duhur, duhet te vazhdoje ne gjith Shqiperine! Te bashkuar nuk na ndal askush drejt zhvillimit!
Përgjigju