Alexey Navalny

Nuk kanë fund telashet për kritikun e Kremlinit Alexey Navalny: Mund të përballet me 15 vjet burg për akuzën e re kundër tij

31 Maj 2022, 18:54| Përditesimi: 31 Maj 2022, 18:56

  • Share

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny mund të përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzën e re kundër tij për "krijimin e një organizate ekstremiste".  

“Rezulton se kam krijuar një grup ekstremist për të nxitur urrejtje ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve”, tha kreu i opozitës ruse në një postim në Instagram.  

“Për këtë, supozohet të shtohen edhe 15 vite të tjera,” tha ai.  

Në mars, Navalny u dënua me nëntë vjet burgim të sigurisë maksimale, pasi u dënua me akuza për mashtrim nga gjykata e Lefortovo në Moskë mbi akuzat se ai kishte vjedhur nga Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit. Dënimi erdhi ndërsa ai tashmë po vuante një dënim prej dy vitesh e gjysmë në një qendër paraburgimi në lindje të kryeqytetit rus, pasi u arrestua në shkurt 2021 për shkelje të kushteve të provës.  

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?