Prej një jave shkollat në gjithë vendin janë mbyllur, por shumica e nxënësve të zonave rurale të Kukësit nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin online.
Fëmijët e fshatrave Nangë dhe Kolesjan shprehen se nuk kanë internet dhe as telefona celular.
"Jo skam telefon, i bëj vete detyrat. Kur të shkoj në shkollë ia tregoj mësuese. Interneti është me shkëputje, më shumë nuk punon", thanë ata.
Të pyetur nëse do të preferonin mësimin “online” apo atë në klasa, në një situatë më të përkeqësuar pandemike, nxënësit shprehin për mësimin në klasa.
"Më mirë është mësimi në klasë, se online nuk bëjmë ne", shprehen nxënësit.
Mungesa e internet dhe pajisje “smart” është shqetësim i ngritur disa herë nga banorët e Kukësit dhe nëse mësimi do të vijojë online mund të sjellë prapambetje në mësime.