'Nuk kanë parë gjë akoma!' Rama i përgjigjet opozitës për 'Anti KÇK-në': Paketa më agresive në 30 vjet ndaj krimit të organizuar

25 Nëntor 2019, 18:33| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 18:38

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama e ka quajtur anti KÇK-në, paketën më agresive ligjore ndaj krimit të organizuar. Në përgjigje të akuzave të ardhura nga opozita joparlamentare se kjo stukturë policore do të dublojë SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Rama tha se Operacioni Forca e Ligjit (OFL) plotëson këto institucione të zbatimit të ligjit.

"Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është  komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin", shkruan Rama në rrjetet sociale.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ollga: 26/11/2019 01:22

    BRAVO, EDI RAMA c'do gje qe ke bere, ka qene me vend dhe e menduar me se miri per te miren e popullit tone,,,DERI TANI KE ECUR SHUME MIRE,,POR DUHET TE SHPEJTOSH RREGULLIMIN E TERITORIT,,,PRISHJEN E NDERTIMEVE PA LEJE,,PASTRIMIN E KANALEVE KULLUESE NE FSHAT,INVESTIME TE MEDHA NE TURIZEM,,,DHE PERMBAJTJEN E HORDHIVE SHKATRRUESE-MALESORE-HALLDUPE,,NE KUFIJTE E LIGJIT DHE VET-PERMBAJTJES,,KETO TURMA--HORDHI-KAFSHESH-KOKEGDHESH NUK DUHEN LEJUAR TE KTHEHEN NE RREZIK PER QYTETET...

    Përgjigju
  • Populli: 25/11/2019 19:04

    Kush del kunder spakut punon per interesat e armiqve te vendit ose ka frike nga drejtesia..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?