Çiljeta dhe Fifi

VIP & Spektakël

'Nuk ke qenë asnjëherë mikja ime', Fifi i kërkon falje publikisht Çiljetës pas sherrit

14 Korrik 2018, 18:46| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 19:06

  • Share

Dy këngëtaret shqiptare ishin shumë mikesha me njëra-tjetrën dhe madje bënë edhe një bashkëpunim. Kënga 'Big Booty' e Fifit dhe Çiljetës rezultoi shumë i sukseshëm. Por dy koleget patën një konflikt në spektaklin 'Kënga Magjike' pasi Fifi nuk i dha asnjë pikë këngës së Çiljetës. Menjëherë pas këtij 'sherri' të heshtur, u fshi edhe bashkëpunimi i tyre nga Youtube. Por e ftuar në 'Thumb', ylli i hitit 'Zhurmë' ka rrëfyer gjithçka që ndodhi mes kolegeve, duke i kërkuar falje publikisht Çilit.

(Fifi e ftuar në "Thumb")

"Çiljeta e di shumë mirë se çfarë personi është për mua. Unë i kam kërkuar falje publikisht i kam çuar dhe mesazh e i kam thënë ‘nëse respekti im ndaj teje vrehet dhe kapet prej pikëve te ‘Këngës Magjike’ atëherë nuk kemi çfarë të diskutojmë më shumë’ . Ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk e kam bërë me qëllim, por e kam parë spektaklin nga një anë tjetër, më shumë si artiste se sa si mike. Në moment që ti je mik dhe prekesh se ti more 2 e unë mora 7 pikë, atëherë s’ke qenë asnjëherë mik,”- tha Filloreta.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?