Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral. Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.
“Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri.
Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:
“Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”.
Lajmi kryesor:
Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro (VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
