Këngëtarja Lady Gaga

VIP & Spektakël

“Nuk kisha fuqi të thoja ‘jo’ ”, Lady Gaga flet për problemet mendore

12 Nëntor 2018, 13:56| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 13:59

  • Share

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën ka folur shumë hapur për të gjitha problemet që ka kaluar. Lady Gaga këtë radhë ka treguar për problemet mendore që po kalonte në një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Në “A Star Is Born”, ajo u nderua me një çmim dhe nuk hezitoi të mbante një fjalim mjaft prekës.

“Pas shumë vitesh që i thoja ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja ‘jo’,”- tregoi këngëtarja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?