Sport

'Nuk kisha parë kurrë armë', Marchisio rrëfen grabitjen: Falë zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi

31 Tetor 2019, 13:16| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 13:21

  • Share

Klaudio Marchisio, ish-futbollisti i Juventusit, ka folur për mediat italiane në lidhje me grabitjen që ndodhi një ditë më parë në shtëpinë e tij. Ai është shprehur: ‘Më drejtuan armët në kokë. Ishte e vështirë, pasi nuk kisha parë armë më parë. Pesë burra hynë në shtëpinë tonë në Vinoco dhe na kërkuan kasafortën.

Në atë pikë, ata morën gjithçka që mund të gjenin dhe pastaj u larguan. Unë u frikësova shumë për veten dhe për gruan time, Robertën. Falë Zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi. Ata kishin dalë për të luajtur futboll dhe gjyshi nuk i kishte kthyer ende. Patëm shumë fat.”

Marchisio është tërhequr nga futbolli pas sezonit te klubi rus i Zenitit, që nuk rezultoi edhe aq i suksesshëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?