Sot ka filluar mësimi në 9 shkolla të fshatrave te thella malore të Kukësit, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin mesimin online gjatë kohës së pandemisë në mars-maj për shkak të mungesës së internetit gjatë pandemisë.
Në Kukës janë rreth 35 nxënës që do e ndjekin mësimin dy jave. 20 mësues janë për dhënien e mësimit. Raportohet se të gjithë janë paraqitur në shkolla për vijimin e mësimit.
Nga 20 shkolla Në Has, janë hapur sot 18 prej tyre ku kanë filluar mësimin 234 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe janë angazhuar 29 mësues ndërsa, në Tropojë janë hapur 5 shkolla me 500 nxënës.
Lajmi kryesor:
S'patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në bankat e shkollës! 600 klasa e 2600 mësues në dispozicion
Ne.k./ReportTv.al