Foto ilustruese

Kronikë

Nuk kishin deklaruar 232 kg mjaltë, policia e Kosovës ndalon dy qytetar në kufi

17 Korrik 2021, 13:14| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 11:30

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në vendkalimin kufitar Shqiperi -Kosove “Qafa e Morinës”, të cilët nuk kishin deklaruar se kanë 232 kilogramë mjaltë.

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm janë hasur në 116 shishe të plastikës dy litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror.

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë.

Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”.

“Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme”, vijon njoftim

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?