Aksioni i policisë në Krujë

Nuk kishin dokumentet përkatëse për ushtrimin e aktivitetit! 5 administratorë të guroreve në Krujë hetohen për ndotje të mjedisit

22 Janar 2023, 11:24| Përditesimi: 22 Janar 2023, 11:27

  • Share

Pesë administratorë të pesë guroreve të ndryshme në Krujë janë vënë nën hetim nga ana e policisë. Pas kontrolleve të ushtruara në territor, rezulton se pesë guroret nuk dispononin dokumentet përkatëse për aktivitetin e tyre.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.

Kjo është faza e dytë e këtij operacioni të policisë ndërsa më herët, u arrestua në flagrancë 52 vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur në kërkim 55 vjeçari Ibrahim Lami, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 23/01/2023 11:57

    hahahaha te papare jeni si ka mundesi ato kan qe ne 1990 qe ushtrojne veprimtarine tani u kujtuat per license apo shefi ri licensa re (gjoba re)... Hahahha cudistan eshte ber ka qen edhe do te mbetet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?