Paketat e cigareve të sekuestruara

Nuk kishin pullë fiskale, sekuestrohen 636 mijë paketa cigare në doganën e Hanit të Hotit! Në treg kapnin vlerën 1 miliardë lekë

17 Shtator 2020, 18:11| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 18:18

  • Share

Një sasi prej 636 mijë paketash cigare është sekuestruar në doganën e Hanit të Hotit, pasi ishte  pa pullë fiskale. Gjatë kontrolleve të autoriteteve doganore mbi mjetin tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi, po transportonte ngarkesën prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa cigaresh.

Paketat e cigares nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Autoritetet doganore sekuestruan trajlerin së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë Shkodër.

1600359463_shkodra3.jpeg

1600359477_shkodra1.jpeg

1600359488_shkodra2.jpeg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 18/09/2020 08:01

    A i kane heqe nga puna militantet e LSI qe ishin ne doganen e Hanit te Hotit?

    Përgjigju
  • Ed Spiun Veizi: 17/09/2020 20:55

    Bravo shteti ne burk trafikantet.Duhen shtuar njecik spiunat ne dogana te spiunojn dhe kolegat jo vetm trafikantat

    Përgjigju
  • Dbnddjdn: 17/09/2020 18:44

    "vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë." Dini te dalloni cmimin e mallit nga detyrimi doganor, "gazetar" analfabete?! Nuk eshte e njejta gje. Medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?