Pamje nga ndeshja Bylis-Tirana

S'kishte kuorum, nuk zhvillohet mbledhja e Etikës për Bylis-Tirana

22 Korrik 2020, 16:19| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 16:22

  • Share

Mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës për hetimin e ndeshjes Bylis-Tirana nuk është zhvilluar pasi nuk kishte kuorum. Në ambientet e FSHF për të zhvilluar mbledhjen është paraqitur vetëm kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka por kanë munguar anëtarët e tjerë.

Në këtë mënyrë mbledhja është shtyrë për një tjetër datë ende të pacaktuar. Ndërkaq Etika i ka thuajse të gjitha materialet e nevojshme në tavolinë. Ka mbërritur edhe deklarata me shkrim e Presidentit të Tiranës Halili.

Bylis-Tirana po hetohet për dyshime të forta se është fiksuar për të përfituar në bastet sportive. Deri më tani kanë dëshmuar klubet dhe zyrtarët e ndeshjes. Po ashtu hetimet vijojnë edhe me juristë vendas e të huaj dhe me bashkëpunimin e UEFA-s./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?