Bota

Nuk kishte para të përballonte kostot, artisja afgane shndërron baltën në art dhe pikturon me ngjyrat e tokës

10 Tetor 2021, 15:37| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 15:43

  • Share

Arti nuk njeh kufi dhe pengesa, pikërisht këtë provoi piktorja e re me origjinë afgane Juali Saeed, e cila pavarësisht se nuk kishte mundësi të përballonte çmimin e ngjyrave gjeti zgjidhjen te ato të tokës.

Pasi la Afganistanin për shkak të "pushtimi" nga talebanët për një të ardhme më të mirë, ajo nuk pati mundësi të riblinte ngjyra për të hedhur idetë e saj në pikturë, ndaj zhvilloi një metodë të re.

Këtë mënyrë fillimisht ku merrte, baltën dhe e shndërronte në art. Ajo e zhvilloi për shkak të pamundësisë ekonomike, por sot siç është shprehur edhe ajo e dashuron.

“Piktura duke përdorur ngjyrat e tokës ka më pak kosto për mua. Në fillim e kam përdorur sepse nuk kisha zgjidhje tjetër, më pas e dashurova. Ndihem sikur diçka nuk shkon kur mundon dheu nga pikturat e mia.”, tha artisja.

Një video në të cilën shfaqet Saeed duke pikturuar, është bërë virale në rrjetet sociale dhe është “përqafuar” dhe përgëzuar nga njerëzit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?