Droga e sekuestruar

Kronikë

S'kontrolluan makinën me 6 kg heroinë në Kapshticë, Gjykata liron nga qelia 4 efektivët, pezullohen nga detyra! Në burg trafikanti

10 Qershor, 14:48| Përditesimi: 10 Qershor, 16:37

  • Share

KORÇË- Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore si dhe për trafikantin e drogës Valmir Balliu, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.

Katër efektivët të cilët nuk ushtruan kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur 6 kg heroinë janë lënë të lirë, por Gjykata e Korçës i pezulloi nga detyra. Në seancën që zgjati 4 orë e 20 minuta, Gjykata la në fuqi masën arrest me burg për trafikantin Balliu.

Nga ana tjetër avokati Nevzat Tarelli  është shprehur se gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë, e cila ka pretenduar vleftësimin si të drejtë dhe të ligjshëm  

"Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë. Ka deklaruar të paligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë dhe ka pranuar kërkesën për caktim mase sigurimi personal me karakter ndalues, atë të "pezullimit nga detyra". Nga prokuroria u pretendua vleftësimi si i drejtë dhe i ligjshëm i arrestit për të gjithë dhe është kërkuar kjo masë sigurimi me karakter ndalues. Nga mbrojtja është kundërshtuar fort në dy kërkesat e veta, pasi ne nuk shohim në materialet e dosjes asnjë element kompromentues për ekzistencën e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.  Rezultati i kapjes është meritë e AMP, ata kanë patur informacionin, ata kanë organizuar edhe kapjen. Ajo që thashë unë, pjesa e punonjësve të policisë është që këta punonjës policie pasi mjeti është futur në skaner, janë përfshirë të gjithë në dokumentimin e rastit, pra nuk mund të marrin merita që nuk i kanë. Por në veprimet e tyre, nuk gjendet asnjë element në mospërmbushje të detyrës. Është punë rutinë e zakonshme dhe për më tepër klienti që unë mbroj që ishte në pozicionin e përgjegjësit të turnit që është shumë e largët që ai të jetë në të gjitha vendet e shërbimeve në të njëjtin moment kohor."-tha avokati Tarelli. 

Efektivët e pezulluar nga detyra
1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Përgjegjës Turni në Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe shërbimi në Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe shërbimi kontroll vija e dyte në Kapshticë

Sipas AMP, punonjësit e policisë akuzohen se, me mosveprime dhe në shkelje të ligjit, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur  6 kg e 134 gr heroinë. Inspektori Denion Myteberi dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur 256 fishekë pistolete model TT dhe  20 fishekë armë gjahu model 12. 

SI.E./H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?